Sport

Kupa e Botës për Klube/ Dalin në shitje biletat... Finalja mund të kushtojë 2200 €!

FIFA akuzohet për oportunizëm, për shkak të vlerave dhe strategjisë së “çmimeve dinamike”.

20 Dhjetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Kupa e Botës për Klube/ Dalin në shitje biletat... Finalja mund

ZVICER - Procesi i shitjes së biletave për Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm nisi të enjten, por edhe pa nisur mire, tashmë po shkakton polemika.

E gjitha për shkak të politikës së çmimeve që FIFA po përgatitet të aplikojë, veçanërisht në çështjen e "dinamikës" së çmimeve të çdo takimi: ndeshja me interes më të madh të mundshëm do të jetë më e shtrenjtë se ajo me më pak interes teorik. Por edhe për shkak të çmimeve që po përgatiten të vendosin.

Nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga FIFA për çmimin e biletave për çdo ndeshje, por Bayern Munich ka parashikuar në faqen e tij të internetit ka ndarë çmimet e tre ndeshjeve që do të luajë në fazën e grupeve, si dhe çmimet për ndeshjet deri në finale.

Në fazën e grupeve, siç dihet, bavarezët do të jenë kundërshtarë të Benfican, në një duel që do të ketë një çmim më të ulët prej 45 dollarë (44 euro) dhe një çmim më të lartë 107 dollarë (105 €).

Interesant është fakti se ky do të jetë i njëjti çmim me duelin mes bavarezëve dhe Auckland City, ndryshe nga ai ndaj Boca Juniors, që do të jetë ndeshja më e shtrenjtë në këtë grup, me një çmim më të ulët prej 76 dollarë dhe 161 dollarë si çmimi më i lartë.

Ndeshjet me eliminim rriten ndjeshëm në çmim, veçanërisht pas fazës së 16-të (nga 76 në 214 dollarë). Çerekfinalet do të kushtojnë nga 279 deri në 497 dollarë, ndërsa gjysmëfinalet do të variojnë nga 526 deri në 995 dollarë. Finalja fillon me 892 dhe përfundon me... 2230 dollarë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll