19 Dhjetor 2024, 17:53
Nga M.B
Ardita Sinani
PRESHEVA- Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për vizitën e planifikuar të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vetëm një orë para realizimit.
“Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Sinani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka përshkruar këtë hap si dëshmi e tentimeve për izolim të shqiptarëve të komunës që ajo udhëheq. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me vizitën e planifikuar të Çekut në Preshevë, por nuk ka marrë përgjigje. Kjo Zyrë pati thënë më herët se Prishtina ua ka ndaluar vizitat përfaqësuesve të saj për të vizituar serbët e Kosovës në festën fetare të Shën Nikollës, që shënohet me 19 dhjetor. Sipas saj, kjo përbën shkelje të marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur mes dy vendeve më 2011. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh. Në Kuvendin e Serbisë, shqiptarët kanë vetëm një zë: deputetin Shaip Kamberi. Në muajt e fundit, qindra shqiptarë kanë protestuar kundër diskriminimit që kanë thënë se e përjetojnë në jug të Serbisë. Edhe autoritetet e Kosovës kanë qenë të zëshme në thirrjet për respektim të shqiptarëve të asaj zone.
Zyrtarët serbë, në anën tjetër, i kanë hedhur poshtë akuzat. Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar. Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit. Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin. Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023. Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë./ REL
ardita sinani
Politike
19 Dhjetor 2024, 17:27
ZH.LL
Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa e konsideroi arsimin në vend të mjerueshëm. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa theksoi se munge...
Politike
19 Dhjetor 2024, 17:33
M.B
Niko Peleshi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot në seancën plenare në Kuvend se Sh...
Politike
19 Dhjetor 2024, 17:21
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj, ka komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit. I ftu...
Politike
19 Dhjetor 2024, 16:57
ZH.LL
TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, mori pjesë në ceremoninë e 5...
Politike
19 Dhjetor 2024, 17:06
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zbardhur takimin mes Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof ...
Politike
19 Dhjetor 2024, 16:38
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend pë...
Politike
19 Dhjetor 2024, 16:26
ZH.LL
Vokshi
TIRANË- Deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend drejtoi disa pyetje për ministren së Arsiimit,...
Politike
19 Dhjetor 2024, 16:19
M.B
Agron Shehaj dhe Belinda Balluku
TIRANA- Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme për d...
Politike
19 Dhjetor 2024, 16:01
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur gjatë seancës së sotme plenare li...
Politike
19 Dhjetor 2024, 15:53
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj u shpreh sot në seancën plenare kundër propozimit të ministrit të Fin...