Politike

"Arsimi në Shqipëri i mjerueshëm, më i prapambetur në krahasim me rajonin!" Zhupa-Manastirliut: Jep dorëheqjen, i vetmi akt që do të duartrokitet nga opozita

Deputetja foli me shifra, ku sipas saj vetëm 71,5 % e shkollave në Shqipëri kanë kompjutera ndërsa pjesa tjetër nuk kanë.

19 Dhjetor 2024, 17:27 Nga ZH.LL
"Arsimi në Shqipëri i mjerueshëm, më i prapambetur
Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa e konsideroi arsimin në vend të mjerueshëm. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa theksoi se mungesa e teknologjisë është një nga problemat më të mëdha me të cilin përballen shkollat, nxënësit dhe mësuesit.

Deputetja foli me shifra, ku sipas saj vetëm 70% e shkollave në Shqipëri kanë kompjutera ndërsa pjesa tjetër nuk kanë. Madje, sipas Zhupës vetëm 5% e shkollave në vend kanë lidhje Wi-Fi.

"70% e shkollave, për të qenë korrekte 71,5 % e shkollave kanë kompjuter dhe pjesa tjetër nuk ka kompjuter. Nga kjo 70% që ka, 46% e saj ka lidhje interneti, ndërsa pjesa tjetër nuk ka lidhje interneti.", u shpreh Zhupa.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa theksoi se periudha e Covid-19, ishte prova që tregoi se mësimi nuk mund të zhvillohej online përveçse kur nxënësit përdornin teknologjinë e tyre personale. 

Sipas Zhupës, arsimi sot Shqipëri në lidhje me teknologjinë, është i prapambetur në krahasim me rajonin.

"Arsimi sot edhe në teknologji është në ditën e tij më të zezë. Edhe në teknologji është i prapambetur në krahasim me rajonin.", tha Zhupa.

Në fund, deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar si aktin e saj të vetëm që mund të duartrokitet nga opozita.

 

ina zhupa arsimi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll