Aktualitet

Zgjidhet personazhi i vitit! Minatorët e Bulqizës kryesojnë sondazhin e Dosja.al, lufta e tyre me Samir Manen, të papërkrah

31 Dhjetor 2019, 14:59 Nga DOSJA

TIRANË– Minatorët e Bulqizës janë zyrtarisht të zgjedhur si ‘personazhi i vitit’! Ndjekësit e Dosja.al patën mundësi prej më shumë se dy javësh që të votonin në sondazh, një nga alternativat e parashtruara nga redaksia jonë, bazuar në ngjarjet më të bujshme të vitit 2019 dhe ata që kanë kryesuar janë minatorët e Bulqizës, me 36% të votave.

Të vetëm përballë të gjithëve, pa përkrahjen e askujt minatorët kanë krijuar sindikatën e tyre, dhe kanë ngritur zërin për atë që të gjithë kanë hedhur për shumë vite me radhë. Ata i kanë shpallur ‘luftë’ Samir Manen, i cili zotëron një prej galerive me kompaninë e tij ‘Albchrome’.

 


Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej mujash dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj.

Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”.

Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm ak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla.

 

 

Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, ndërkohë që thirrjet kundër boznesmenit Samir Mane vazhdojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet minatoret e bulqizes personazhi i vitit minatoret e bulqizes personazhi i vitit

Sondazh

Poll