Aktualitet

Dramë për festat e fundvitit, shpérthen bombola e gázit në Allias dhe djeg shtëpinë, plágosen dy të moshuarit

31 Dhjetor 2019, 13:09 Nga DOSJA
Dramë për festat e fundvitit, shpérthen bombola e gázit

TIRANË– Një banesë në zonën e Alliasit në kryeqytet është shkrumbuar tërësisht pas shpërthimit të bombolës së gazit. Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se flakët kanë lënë të palgosur dy të moshuarit, që ndodheshin branda shtëpisë në momentin e shpërthimit. 

Në këtë ditë të fundit të vitit, të moshuarit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe janë shtruar në spital pas dramës që pëjretuan, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit të bombolës, që solli pasoja tek kjo familje e vogël, por dyhsohet të ketë qenë pakujdesia e të moshuarve.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët. Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne allias plagosen dy te moshuarit ne allias tirane digjet shtepia ne allias plagosen dy te moshuarit ne allias tirane

Sondazh

Poll