Aktualitet

Ambulanca në pikat kyçe të Tiranës, masat e forta për festat e fundvitit, Manastirliu: Në gadishmëri, për çdo rast (VD)

31 Dhjetor 2019, 14:17 Nga DOSJA
Ambulanca në pikat kyçe të Tiranës, masat e forta për

TIRANË– Ditët e festave, konkretisht datat në datat 31 dhjetor, 1, 2, 3 janar 2020, kanë angazhuar të gjitha spitalet dhe Urgjencën Kombëtare, që janë vënë në gadishmëri. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet mjekësore do të jenë të gatshëm 24/7 dhe do të jenë të vendosura në shumë pika kyçe në Tiranë, për të shmangur vonesat.

Të gjitha spitalet dhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24/7 orë sot dhe në ditët në vijim.  Gjatë ditëve të festave kemi marrë masat për rastet dhe urgjencat duke garantuar shërbim shëndetësorë 24 orë në të gjithë spitalet. Kemi marrë masat për të siguruar medikamentet shtesë në raste nevoje, për rastet që mund të paraqiten,”- tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, spital i cili pret dhe numrin më të madh të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve.

Në kuadër të masave shtesë të marra nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore do të ketë edhe personel “on call” në rast nevoje.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të jenë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit. Përveç ekipeve të përforcuara janë marrë masat që spitalet të kenë listën e mjekëve ‘on call’ për çdo emergjencë për secilin shërbim. Urgjenca Mjekësore Kombëtare gjithashtu është me stafe të përforcuara. Kemi vendosur që këtë vit të kemi struktura nëpërmejt autoambulancave dhe ekipeve tona mjekësore aty ku do të këtë festa. Në të gjithë  sheshet e qyteteve do të ketë një mbështetje dyfishe me ekipe mjekësore dhe autoambulanca, të cilët do të jenë në gatishmëri për çdo urgjencë që do të ketë nata e ndërrimit të viteve,” tha Manastirliu më tej.

Sipas urdhërit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masta per festat e fundvitit ogerta manastirliu masta per festat e fundvitit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll