Aktualitet

VIDEO/ Me dy çanta plot me háshash, kapet 64-vjeçari në Xibrakë, prángat e çojnë pas hékurave për fundvit

31 Dhjetor 2019, 12:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Me dy çanta plot me háshash, kapet 64-vjeçari

ELBASAN– Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kap duke transportua plot 11.6 kg kanabis me makinën e tij. Sipas njoftimit zyrtar, 64-vjeçari me inicialet H.V., është arrestuar teksa po udhëtonte me dy thasë me hashash në makinën e tij të llojit “Hyndai”, në fshatin Xibrakë.

I prangosuri, rezulton të jetë një person i arrestuar edhe më parë për të njëjtat arsye, por këtë fundvit do ta kalojë pas hekurave.

Njoftimi i policisë Elbasan

Policia Rrugore e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor “Xibraku”. Sekuestrohet rreth 11.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave të fundvitit për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë për të ushtruar veprimtari kriminale, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë organizuar punën për bllokimin e mjetit, duke finalizuar operacionin policor “Xibraku”. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.  Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. V., 64 vjeç,  banues në Ballsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti  tip Hyundai në pronësi të shtetasit H. V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrstohet 64 vjecari ne xibrake elbasan arrstohet 64 vjecari ne xibrake elbasan

Sondazh

Poll