Aktualitet

Lirohet nga burgu vëllai i Admir Muratajt, nën masa të forta sigurie i jep lamtumirën të atit

31 Dhjetor 2019, 13:26 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu vëllai i Admir Muratajt, nën masa të forta

TIRANË– Alkesandër Murataj, vëllai i trurit të grabitjes së Rinasit, Admir Murataj, është lënë i lirë. Dosja.al mëson se Aleksandri që po vuan dënimin me 16 vite burg, ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që të marrë pjesë në varrimin e babait, i cili vdiq një ditë më parë.

Nën masa të forta sigurie, Aleksandri do t’i japë lamtumirën të atit.

Një ditë më parë, u raportua se Drejtoria ia kishte mohuar këtë të drjetë Aleksandër Muratajt, ashtu siç ndodhi edhe pak muaj më parë kur i vëllai vdiq gjatë mega-grabitjes së 6.7 milionë eurove.

Aleksandër Murataj i cili ndodhet në burg për grabitjen e parë në Rinas, nuk ishte prezent as në varrimin e Admirit, i cili mbeti i vdekur gjatë mega-grabitjes së 9-prillit. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se kërkon që të shkojë në varrimin e të vëllait në Tropojë, por nuk lejohet nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ky refuzim rebeloi miqtë e Aleksandër Muratajt në burgun 313.  Aleksandër Murataj, është vëllai i Admir Muratajt, i dënuar me 18 vite burg si pjesë e bandës së grabitësve që u dënuan me 107 vite burg. Admir Murataj, u vra pagrabitjes së 6.7 milionë eurove.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj lirohet aleksander murataj admir murataj lirohet aleksander murataj

Sondazh

Poll