Sport

Askush si Ancelotti: Don Carlo, trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit

Trajneri italian fitoi titullin e tij të 15-të, duke kaluar Miguel Muñoz si trajneri me më shumë trofe të fituar me Real Madridin.

18 Dhjetor 2024, 20:51 Nga DOSJA

Askush si Ancelotti: Don Carlo, trajneri më i suksesshëm në

KATAR - Treshja e çudirave është rikthyer për të shembur mbrojtjet kundërshtare. Mbappé-Rodrygo-Vinicius i dha Real Madridit titullin e pestë të vitit 2024, i dyti i sezonit: kampioni francez, i kthyer nga dëmtimi i pësuar kundër Atalantës në Champions League, shënoi në finalen e tij të dytë të luajtur me fanelën e Merengues.

Anësori brazilian festoi me stil “FIFA The Best”, ndërsa bashkatdhetari i tij në skajin tjetër e përmbylli rezultatin. Pachuca shkatërrohet 3-0, gravura e fituesve të trofeut të Kupës Ndërkontinentale shkruhet shpejt: Real Madrid!

Por nuk mbaron me kaq: Carlo Ancelotti është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit. Trajneri italian fitoi titullin e tij të 15-të, duke kaluar Miguel Muñoz si trajneri me më shumë trofe të fituar me Real Madridin.

Askush si Ancelotti: Don Carlo, trajneri më i suksesshëm në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll