Sport

Diogo Jota mund të jetë një armë për Arne Slot, por... vetëm nga pankina

Sulmuesi portugez ende i kushtëzuar

18 Dhjetor 2024, 19:17 Nga DOSJA

Diogo Jota mund të jetë një armë për Arne Slot, por...

ANGLI - Diogo Jota u rikthye nga një pauzë prej gati dy muajsh nga dëmtimet me një gol vendimtar në barazimin (2-2) ndaj Fulhamit, por atij i duhet ende të presë për t'u rikthyer në formacionin fillestar te Liverpool.

“Pas ndeshjes ai ende nuk u ndje plotësisht i rikuperuar dhe përfundoi pa u stërvitur të hënën. Nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të luajë në fillim.

Ndoshta mund t'i rikthehet sërish minutave të lojës, por nuk mendoj se do të jem në 11-she”,- sqaroi Arne Slot para vizitës së sotme në Southampton, për 'çerekun' e Kupës së Ligës.

Arsenali pret Crystal Palace dhe Mikel Arteta premton të prezantojë skuadrën më të fortë të mundshme. “Është një lojë shumë e rëndësishme”,- theksoi trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll