Sport

Disney së shpejti do të transmetojë një serial të animuar për Lionel Messin...

Këtë të mërkurë, Disney fitoi të drejtat për një film të animuar për jetën imagjinare të Lionel Messit. Ende nuk është planifikuar një datë lansimi, por ylli argjentinas tashmë po e pret me padurim këtë bashkëpunim.

18 Dhjetor 2024, 18:09 Nga DOSJA
Disney së shpejti do të transmetojë një serial të

SHBA - Seriali i animuar për Lionel Messin ka gjetur blerës. Disney njoftoi këtë të mërkurë se kishte marrë të drejtat për këtë trillim për fëmijë, i lançuar në mars 2023 nga Sony Music Entertainment.

Te ‘Messi and the Giants’, një fëmijë 12-vjeçar i quajtur Leo dhe që merr tiparet e ish-parizienit (2021-2023) dërgohet nga Argjentina, vendi i tij i lindjes, në një univers paralel për të përballuar sfidat e futbollit.

Në nisjen e prodhimit, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” tha se ishte krenar që merrte pjesë në një projekt të tillë, “i cili transmeton vlerat e sportit (...) tek brezat e rinj”.

Përfshirja reale e 37-vjeçarit argjentinas në xhirimet e tij, megjithatë, mbetet ende e paqartë. Nuk është planifikuar asnjë datë publikimi për serialin, i cili apriori do të transmetohet në platformën Disney+, por edhe në kanalet e Disney Channel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll