Sport

Memphis Depay mendon vetëm për të luajtur: “Lamtumirë? Unë jam 30 vjeç...”

18 Dhjetor 2024, 18:59 Nga DOSJA

Memphis Depay mendon vetëm për të luajtur: “Lamtumirë?

BRAZIL - Holandezi Memphis Depay tashmë është bërë ylli kryesor i Corinthians. Ai shënoi 7 gola në 14 ndeshje të luajtura për Timão dhe fitoi zemrat e tifozëve kërkues të klubit.

Në kohën kur ndodhet në Ganë, në vendin e origjinës së babait të tij, për të incizuar një videoklip me këngëtarin e funk MC Hariel, ylli holandez foli për pasionin që ka ndjerë në Brazil.

"Corinthians është një ekip i madh në Brazil. Është më i madhi! Deri tani gjithçka po shkon shumë mirë dhe ndihem i lumtur. Ndihem sikur jam në shtëpinë time. Njerëzit në Brazil janë si në Gana, shumë entuziastë dhe plot energji. Vendi është i bukur dhe ushqimi është i mirë”.

I pyetur nëse po shikon tashmë pikën e fundit të karrierës së tij, Depay u habit: "Unë jam 30 vjeç. Dhe ju po flisni për pensionin? Është një rrugë e gjatë. Unë jam i ri. Unë kam qenë në sport për një kohë të gjatë, por kam edhe më shumë për të ardhmen, dashtë Zoti”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll