Sport

KE i FSHF-së mblidhet për herë të fundit në vitin 2024… Ja vendimet që u morën!

U miratua propozimi për implementimin e sistemit VAR në kampionatin e Kategorisë Superiore për vajza.

18 Dhjetor 2024, 17:57 Nga DOSJA

KE i FSHF-së mblidhet për herë të fundit në vitin

TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.

Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.

Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit Euro U-17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.

Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”, si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit të “Abissnet Superiore”.

Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll