Sport

Zbulohet 'spiuni' në dhomën e zhveshjes së Man.United: dyshohet për Garnachon...

Vëllai i argjentinasit është i lidhur me disa platforma që lë dyshime në ajër

18 Dhjetor 2024, 19:30 Nga DOSJA

Zbulohet 'spiuni' në dhomën e zhveshjes së Man.United:

ANGLI - Manchester United po përshtatet me trajnerin Ruben Amorim dhe po adopton mënyra të reja të jetesës nga dita në ditë. Nga stërvitja te ushqimi, përfshirë dinamikën që lidhet me udhëtimet e delegacionit, gjithçka është analizuar dhe ndryshuar në përputhje me filozofinë e drejtuesit të ri teknik të stemës.

Gjatë rrugës lindin disa probleme, të evidentuara siç duhet nga portugezi dhe që nisin të zgjidhen. Një nga temat e nxehta lidhet me rrjedhjet e informacionit brenda skuadrës. Problemi nuk është i ri, por, të themi të vërtetën, Amorimi ishte trajneri që shfaqi më shumë shqetësim për këtë çështje, duke u përpjekur të zgjidhte çështjen. 

Dhe sapo portugezi e bëri shumë të qartë, se Garnacho dhe Rashford, duhej të ishin më të përkushtuar ndaj skuadrës që mbrojnë, mbërritën 'shikuesit' e rrjetit. Kjo pasi prej shumë muajsh skuadrat e Manchester United janë zbuluar paraprakisht në disa faqe interneti dhe llogari të specializuara futbolli në mediat sociale, si Utdscope, TheUtdHQ dhe TheHQQ.

Tani që çështja është bërë prioritet, shumë besojnë se e dinë se kush është “spiuni” në dhomat e zhveshjes. Ky është Alejandro Garnacho, i cili akuzohet se i ka zbuluar të dhënat e brendshme të klubit vëllait të tij Roberto, vetëm 15 vjeç, i cili më pas i poston në platforma të ndryshme. 

Kohët e fundit situata është përshkallëzuar, pasi Amad Diallo u akuzua padrejtësisht si “spiuni”, në një aksion të orkestruar pikërisht nga vëllezërit Garnacho. Ata që e garantojnë këtë janë ‘vigjilentët’ e lartpërmendur të rrjeteve, të cilët kanë bërë gjithçka për të zbuluar fajtorët e vërtetë. Ka dhjetëra imazhe të bisedave të supozuara të Roberto Garnachos me anëtarët e këtyre platformave dhe motivimet duket të jenë mjaft të dukshme. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll