Aktualitet

Ngacmoi të miturin, Gjykata e Beratit jep masën e arrestit për autorin! Ja si u zbulua maniaku...

Sipas Prokurorisë së Beratit, i mituri ka bërë kallëzim penal ndaj S. O., duke e denoncuar për një rast përndjekje, ku autori i arrestuar e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

18 Dhjetor 2024, 17:33 Nga ZH.LL
Ngacmoi të miturin, Gjykata e Beratit jep masën e arrestit për
Gjykata Berat

BERAT- Gjykata e Beratit ka dhënë masën e arrestit për një person me iniciale S. O., për veprën penale "ngacmim seksual". Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet me dije se një i mitur me iniciale A. Gj., është ngacmuar dhe përndjekur nga personi i arrestuar.

Sipas Prokurorisë së Beratit, i mituri ka bërë kallëzim penal ndaj S. O., duke e denoncuar për një rast përndjekje, ku autori i arrestuar e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

Kallëzimi i të miturit është vertetuar edhe nga këqyrja e pamjeve filmike. Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të autorit pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë:

“Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.712/2024 ndaj këtij shtetasi për ngacmim seksual ndaj një të mituri, u krye Akti i Ekspertimit Mjekoligjor nga ku rezultoi se i mituri ka dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehtës. i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi K.Gj, babai i të miturit, deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se shtetasi A.Gj kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet personi i identifikuar si shtetasi R.O., i cili e ndjek nga pas.

Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi R.O. ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të shtetasit R.O, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Gjithashtu, kjo masë synon edhe parandalimin e ngjarjeve më të rënda si dhe garanton interesin më lartë të fëmijës së mitur.

Prokuroria kërkon që masa e dënimit të jetë jo më pakë se katër vjet në maksimum, pasi vepra në rastin konkret dënohet në maksimumin e saj me 7 (shtatë) vjet burgim”.

 

gjykata e beratit ngacmim seksual

Sondazh

Poll