Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, gjykata lë në burg 12 të arrestuarit

Pas 4 orësh seancë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për 12 persona që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

18 Dhjetor 2024, 17:05 Nga DOSJA
EMRAT/ Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, gjykata
Gjykata e Sarandës

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 12 të arrestuarit, që akuzohen si anëtarë të grupit që trafikonte lëndë narkotike në Sarandë e Delvinë. Pas 4 orësh seancë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për 12 persona që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Bëhet fjalë për shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi.

Gjithashtu në kërkim vazhdon të jetë Panajot Bala nga Delvina, 49 vjeç. Gjatë operacionit policor disa ditë më parë u sekuestruan në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

gjykata e sarandës

Sondazh

Poll