Aktualitet

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri/ Zbulohen bashkëpunimet mes anëtarëve të grupit, agjentët e policisë kryen tre blerje gjatë hetimeve

Në hetime theksohet se emri i Manolit lakohet në disa episode në dosje. Në një tjetër rast ai ka shitur një granatë dore mbrojtëse, e cila është blerë po nga agjentët. Më tej theksohet se demontimi i saj është bërë ne ambientet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë, ku i gjithë procesi është filmuar si provë materiale.

18 Dhjetor 2024, 13:26 Nga N.F
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri/ Zbulohen
Armët e sekuestruara

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policior të 12 dhjetorit mes Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Kosovës ku u lëshuan 14 urdhër arreste për trafikun e armëve. Nga ky operacion janë sekuestruar 64 armë, mes tyre pistoleta, snajper e kallashnikovë.

Prokuroria dhe Policia kanë gjetur detaje për lidhjet dhe bashkëpunimin e 7 prej tyre në vendin tonë. Mësohet se në muajin shkurt të këtij viti, Valter Osmani alias Manoli, i shiti 4 armë pistoleta Tonin Shkambit. Grupi hetimor përmes autorizimit për vëzhgim dhe përgjim ambiental, bleu një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin “EKOL” nga Shkambi. Pas një akti ekspertimi ka rezultuar se arma e zjarrit realizon qitje normale me fishekë standard luftarakë.

Më tej bëhet me dije se Shkambi bashkëpunonte me taksistin Endri Papa me qëllim shitjen e armëve të zjarrit, ose shkëmbimin e tyre me lëndë narkotike. Në rastin e dytë agjentët kanë blerë një tjetër armë zjarri të llojit “Zoraki”, nga Papa, i cili e ka kryer shitjen me automjetin e tij Volsëagen.

Në hetime theksohet se emri i Manolit lakohet në disa episode në dosje. Në një tjetër rast ai ka shitur një granatë dore mbrojtëse, e cila është blerë po nga agjentët. Më tej theksohet se demontimi i saj është bërë ne ambientet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë, ku i gjithë procesi është filmuar si provë materiale.

I njëjti person i shiti Gersi Llozhit si dhe Aurel Manrekës një armë të llojit “ZORAKI”, të cilat më vonë u ble po nga ana e agjentëve. Armët referuar ekspertimit, ishin konvertuar për t’u përdorur me fishekë standardë. Duke përdorur linjën e autobusit “Arditi Tours”, Manoli trafikoi 5 armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, si dhe 10 fishekë.

Prokuroria e Tiranës thotë se nga ekspertimet e bëra, është konkluduar se nga armët e sekuestruara nuk janë përftuar gjurmë papilare të vlefshme. Euxhenio Manushi në datë 7 tetor të këtij viti, kontakoi me disa persona për të shitur një automatik. Ky i fundit ia shet armën një agjenti, duke ia dhënë me një çantë të zezë, ku në vendin e takimit shkoi me automjetin e tij “Mercedez Benz”.

Sa i përket të arrestuarit Kleos Muçalliu, organi i akuzës ka provuar që ai është takuar me Valter Osmanin në terminalin e autobusave dhe pasi konsumojnë kafe, ky i fundit i jep Muçalliut diçka. 26-vjeçari u ndalua nga Shqiponja”-s dhe i gjetën 50 fishekë, për të cilat Kleos thotë që i ka marrë nga Kosova.

 

trafiku i armeve shqiperi kosove policia

Sondazh

Poll