Aktualitet

Operacioni “Together”/ Akuzohen se grabisnin banesa në Luksemburg, arrestohen dy shqiptarë

Të arrestuar janë një 29-vjeçar nga Mirdita dhe një 28-vjeçar nga Puka, kurse ndërhyrja erdhi pas informacioneve të mbledhura nga agjentët për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

18 Dhjetor 2024, 15:43 Nga E. D
Operacioni “Together”/ Akuzohen se grabisnin banesa në
foto ilustruese

LUKSEMBURG- Dy shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Together” në Luksemburg. Mësohet se ata akuzohen për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg. Të arrestuar janë një 29-vjeçar nga Mirdita dhe një 28-vjeçar nga Puka, kurse ndërhyrja erdhi pas informacioneve të mbledhura nga agjentët për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”. Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST. Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë. 2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg. Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

luksemburg operacioni “together”

Sondazh

Poll