Aktualitet

“Albania”, fjala më përdorur në Itali për 2024-ën! Vëmendja e lartë lidhet me marrëveshjen për emigrantët

Aq sa për Raportin e XII të Kartës së Romës, të titulluar 'Lajmet e kontrastit', fjala simbolike e vitit 2024 është "Albania"(Shqipëria).

18 Dhjetor 2024, 16:06 Nga ZH.LL
“Albania”, fjala më përdorur në Itali për
Tirana

ITALIA- Gazetat dhe lajmet televizive italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit. Por, kur bëhet kjo, politika zë shumë hapësirë, raporton ANSA.

Aq sa për Raportin e XII të Kartës së Romës, të titulluar 'Lajmet e kontrastit', fjala simbolike e vitit 2024 është "Albania"(Shqipëria). Një referencë për marrëveshjet me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut.

Vëmendja për këtë marrëveshje ka qenë e lartë veçanërisht në muajt Shtator-Tetor, kur nisi dërgimi në kampin e Gjadrit i emigrantëve të parë të cilëve iu refuzua azili nga Italia dhe urdhri i gjykatave për rikthimin e tyre në vend.

Raporti, megjithatë vlerëson se këtë vit në mediat italiane është reduktuar me 42% rëndësia e lajmeve për emigracionin, në proporcion edhe me uljen e dyndjeve të tyre drejt këtij vendi.

Studimi u prezantua mëngjesin e sotëm nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo, në selinë e shtypit të huaj, në Palazzo Grazioli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

Çelësi i mirëkuptimit, i ofruar nga presidenti në largim i Shoqatës së Kartës së Romës, Valerio Cataldi, është ai i një viti në të cilin "njerëzit zhduken (përsëri)", ndërsa politika është "(ende) në plan të parë".

 

ansa albania shqiperia

Sondazh

Poll