Aktualitet

Punëtori vdiq pasi një masiv guri e zuri poshtë/ Arrestohet pronarja e objektit, shpallen në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës

Punëtori i cili punonte i paregjistruar, humbi jetën dje gjatë punimeve në një subjekt privat, nga shkëputja e një masiv guri që e zuri poshtë.

18 Dhjetor 2024, 13:36 Nga r.ll
Punëtori vdiq pasi një masiv guri e zuri poshtë/ Arrestohet
foto ilustruese

BERAT- Investitorja e objektit ku humbi jetën dje një punëtor është arrestuar sot nga policia e Beratit. Lidhur me vdekjen e punëtorit janë shpallur në kërkim edhe administratori i firmës dhe drejtuesja teknike e firmës.

Punëtori i cili punonte i paregjistruar, humbi jetën dje gjatë punimeve në një subjekt privat, nga shkëputja e një masiv guri që e zuri poshtë. Ai u dërgua në spital me ambulancë, por si pasojë e dëmtimeve ndërroi jetë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin G. S., i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 Shtatori”, ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore.

Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

policia e beratit

Sondazh

Poll