Aktualitet

Një muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit dhe fëmijët marshim nga shkolla Fan Noli drejt ministrisë së Arsimit

Në 30 ditë janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e Martin Canit, ku kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhe të njohur dhe aktivistë. 

18 Dhjetor 2024, 13:23 Nga r.ll
Një muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit dhe fëmijët
marshimi

TIRANË- Një muaj ka kaluar nga vrasja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit me thikë për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, në afërsi të shkollës "Fan Noli". Ditën e sotme prindër dhe fëmijë kanë nisur, marshimin nga shkolla "Fan Noli" për te Ministria e Arsimit.  Në 30 ditë janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e Martin Canit, ku kanë marrë pjesë prindër, fëmijë, politikanë, personazhe të njohur dhe aktivistë.  Në protestat e kaluara, qytetarët kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Gjykata e Apelit në Tiranë la në burg autorin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarin, Mario Përlleshi. Ky i fundit kishte kërkuar zbutje te masës së sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tij. Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Pas daljes nga spitali, Përlleshi u transferua te burgu i të miturve në Kavajë. 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

marshim per martin canin

Sondazh

Poll