Aktualitet

Tërmeti në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme materiale

Përmes deklaratës Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se lëkundjet e tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter nuk kanë shkaktuar dëme materiale. 

17 Dhjetor 2024, 19:01 Nga DOSJA
Tërmeti në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme materiale
foto ilustruese

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një deklaratë përmes Facebook për lëkundjet sizmike që u regjistruan sot në vendin tonë në orën 18:01 në Burrel. Përmes deklaratës Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se lëkundjet e tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter nuk kanë shkaktuar dëme materiale. 

"Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës," tha Ministria e Mbrojtjes në njoftim. 

tërmeti në vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll