Aktualitet

Mori peng dhe dhunoi grekun në bashkëpunim me dy të tjerë, 37-vjeçari shqiptar shpallet në kërkim nga policia greke

Rasti i rrëmbimit mësohet se ka ndodhur të dielën e 15 dhjetorit.

17 Dhjetor 2024, 17:12 Nga ZH.LL
Mori peng dhe dhunoi grekun në bashkëpunim me dy të tjerë,
policia greke

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet për pengmarrje dhe dhunë ndaj një personi. Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë e cila ndodhet afër kufirit me Shqipërinë.

Rasti i rrëmbimit mësohet se ka ndodhur të dielën e 15 dhjetorit.

Sipas Prothotema.gr., shqiptari ka bindur 41-vjeçarin për t'u futur në një makinë si pasagjer dhe më pas pasi e kanë mbajtur nën kërcënimin e armës dhe dhunës fizike, e kanë çuar në një zonë pyjore të Kastorisë, ku vitkima ka arritur të arratiset dhe të njoftojë autoritetet .

Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira.

Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.

Sektori i Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve pranë Nëndrejtorit të Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Kastoria po kryen hetime të gjera për gjetjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit.  

Nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas.

Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

greqi shqiptari ne kerkim

Sondazh

Poll