Aktualitet

"Ish-gruaja ka ikur kur s’kam qenë në shtëpi"/ Burri shqiptar qëllohet me gur nga gruaja e tij, 43-vjeçari: Ajo fshehu vdekjen e babait në dasmën tonë!

Ai tregon se edhe kur ishin muajt e parë të martesës, por edhe më vonë bashkëshortja ka qenë një tip i ftohtë dhe i largët në marrëdhënien bashkëshortore.

17 Dhjetor 2024, 17:31 Nga DOSJA
"Ish-gruaja ka ikur kur s’kam qenë në shtëpi"/
foto nga emisioni

ITALI- Historia e një çifti të cilët u njohën në vitin 2012 me shkuesi ka shkaktuar mjaft bujë, pasi problemet mes tyre kanë nisur që në vitin e njohjes dhe martesës. Gjithashtu një vit pas martesës çifti solli në jetë fëmijën e parë. Ndërkohë 43-vjeçari rrëfehet në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” se ish-gruaja nuk e lejon të komunikojë dhe takojë vajzën për më shumë se dy vite.

Ai tregon se edhe kur ishin muajt e parë të martesës, por edhe më vonë bashkëshortja ka qenë një tip i ftohtë dhe i largët në marrëdhënien bashkëshortore. Gjithashtu 43-vjeçari thotë se ka dy vit pa e parë. 

"Unë jam martuar, ditën kur gruas sime i ka vdekur babai. Nuk kam qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Babai i ka vdekur ish-gruas 2 ditë përpara martesës. Gruaja më ka akuzuar se unë e kam ditur vdekjen e babait të saj dhe nuk kam shkuar në varrim, por realisht nuk kam pasur dijeni. Nuk e kam dhunuar, kur jam martuar e kam marrë që të jetoj me të. Nëse ish-gruaja nuk më donte, të ma thoshte e të ikte, por jo të thuash që e kam dhunuar. Ajo ka ikur për të punuar tek një shqiptar. Unë dua që ta di se pse ka ikur. Ish-gruaja ka ikur kur s’kam qenë në shtëpi. Kam shkuar te karabinierët, unë nuk di kush e ka pasur vajzën time, kjo është enigmë, s’di çfarë ka ndodhur me vajzën. Kam 2 vite pa e parë," tha 43-vjeçari.

itali

Sondazh

Poll