Aktualitet

"Qëllim, forcimi i luftës kundër krimit të organizuar!" Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

17 Dhjetor 2024, 18:51 Nga M.B
"Qëllim, forcimi i luftës kundër krimit të
Vladimir Novoviç dhe Altin Dumani

TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Vladimir Novoviç nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Sipas njoftimit të SPAK, Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana tjetër, Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

NJOFTIMI:

Memorandum Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të Malit të Zi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Z. Vladimir Novoviç nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Z. Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Z. Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik.

Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta. 

spak

Sondazh

Poll