Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra në Burrel, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter e ka patur epiqendrën e tij në zonën e Burrelit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

17 Dhjetor 2024, 18:03 Nga M.B
Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra
Foto ilustruese

BURREL- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në një pjesë të territorit shqiptar. Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter e ka patur epiqendrën e tij në zonën e Burrelit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas të dhënave, epiqendra ishte në 12 kilometra në periferi të Burrelit dhe rreth 40 kilometra larg kryeqytetit. Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti me magnitudë 4 i shkallës Rihter godet vendin, epiqendra

termet

Sondazh

Poll