Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn sërish seancën për mandatin e Holta Zaçajt, data e radhës, 23 dhjetor

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 23 dhjetor, ndërsa mësohet se shtyrja është bërë pasi Zaçaj ka kërkuar të njihej me vendimin e Gjykatës së Lartë.

17 Dhjetor 2024, 16:32 Nga M.B
Gjykata Kushtetuese shtyn sërish seancën për mandatin e Holta
Holta Zaçaj

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për mandatin kryetares Holta Zaçajt. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 23 dhjetor, ndërsa mësohet se shtyrja është bërë pasi Zaçaj ka kërkuar të njihej me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas njoftimit, Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë deri ditën e hënë për paraqitjen e një opinioni me shkrim. Gjykata e Lartë, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për këtë post më 11 dhjetor. 

Nga ana e saj, Zaçaj arsyetoi se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025. Ajo po ashtu i kërkoi Komisionit të Venecias mendim mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Zaçaj këmbëngul se qëndrimi i saj dhe kërkesa për interpretim nga Venecia kërkon të sigurojë pacënueshmërinë e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

holta zacaj

Sondazh

Poll