Aktualitet

Mandati i Zaçajt/ Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Gjykata e Lartë ka vepruar hapur në kundërshtim me Kushtetutën, duhej t'i shkonte vendimi me shkresë nga GJK

Muçi tha se përfundimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e përcakton vetëm Gjykata Kushtetuese.

16 Dhjetor 2024, 19:35 Nga M.B
Mandati i Zaçajt/ Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Gjykata e
Besnik Muçi

TIRANA- Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka folur sot për zhvillimet e fundit lidhur me mandatet e GJK.  I ftuar në emisionin "Task Force" në Syri Tv, Muçi tha se përfundimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e përcakton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ai shtoi se Gjykata e Lartë ka vepruar hapur në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë duke shpallur vakancën pa i shkuar vendimi me shkresë nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Po i mbajmë me punë dmth komisionin e Venecias?

Muçi: Po, ashtu duket sikur po i mbajmë me punë me rrogë ata. Çështja është kushtetuese por është shumë e thjeshtë. Përfundimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e përcakton Gjykata Kushtetuese dhe vetëm Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk e konstaton GJK përfundimin e mandatit, atëherë antari nuk mund të largohet. Gjykata e Lartë ka vepruar hapur në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, të cilët kanë shpallur vakancën pa i vajtur vendimi me shkresë nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e mandatit të zonjës Zaçe. Është në të drejtën e saj, është në të drejtën e GJK që ajo të zgjedhë ose të caktojë datën se kur i mbaron mandati zonjës Zaçe. I pëlqen ose jo zonjës Zaçe, zotit Sadushi, ose ne që diskutojmë këtu në këtë studio GJK duhet të shprehet dhe për këtë rast.

besnik muci

Sondazh

Poll