Aktualitet

Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës/ KFOR-i: Pjesë e misionit për të garantuar mjedis të sigurt e të qetë

KFOR-i ka njoftuar se kjo është një përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

16 Dhjetor 2024, 18:44 Nga ZH.LL
Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës/
ushtaret amerikane

KOSOVË- Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë kryer patrullime gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës. Misioni paqeruajtës i NATO-s ka nënvizuar gatishmërinë për të vendosur dhe të ofruar siguri për të gjithë njerëzit e Kosovës.

KFOR-i ka njoftuar se kjo është një përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s ka nënvizuar gatishmërinë për të vendosur dhe të ofruar siguri për të gjithë njerëzit e Kosovës.

“KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i gjithashtu ka theksuar se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

 

kfor kosov nato

Sondazh

Poll