Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi mafioz në Athinë/ Marrin kthesë hetimet, objekt i atentatit ishte Edi Lulo

Autoritetet greke kanë siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011.

16 Dhjetor 2024, 18:49 Nga E. D
Detaje nga ekzekutimi mafioz në Athinë/ Marrin kthesë hetimet,
Edi Lulo

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella, dhe u plagos 46-vjecari Edi Lulo. Mësohet se objektiv i atentatit ishte Edi Luli, 46-vjec. Gjithashtu është vërtetuar se identiteti Edi Lulo është i ndërruar. Siç raportohet autoritetet greke kanë siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa punonjës në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve u grabitën 405.000 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera, si një rast një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës ku u grabitën pajisje me vlerë 110.000 euro. Për këto ngjarje ai u dënua nga drejtësia greke. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka shkuar në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i rregjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Gjithashtu nga ana e policisë greke janë mbledhur disa të dhëna që mund të cojnë në identifikimin e autorëve. Mësohet se para ngjarjes Edi Lulo dhe Irakli Davella po pinin kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri ishte çuar më para nga tavolina, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur Lulo, Davella dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë është larguar dhe po kërkohet ende nga policia për të dhënë dëshmi.

Si ndodhi ekzekutimi?

Gjithçka ka ndodhur mesditën e së dielës (15/12) brenda pak sekondash jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Viktima, së bashku me të plagosurin po largoheshin nga kafeneja dhe po shkonin drejt makinës së tyre. Në të njëjtën kohë, autorët, të cilët kishin vjedhur një makinë nga qendra e Athinës, hapën zjarr sapo panë Irakli Davella dhe Edi Lulon. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. 

edi lulo irakli davella

Sondazh

Poll