Aktualitet

FOTO/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje, shkak dyshohet një defekt teknik! Shoferi i padëmtuar, njofton zjarrëfikësit

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit E. H., nuk ka mbetur i dëmtuar.

16 Dhjetor 2024, 17:02 Nga ZH.LL
FOTO/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje, shkak dyshohet
makina

LUSHNJË- Një automjet tip "Renault" është djegur pasditen e kësaj të hënë në rrugën rurale Fier-Shegan-Krutje. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit E. H., nuk ka mbetur i dëmtuar. Sipas informacione, shoferi ka dalë menjëherë nga makina sapo ka parë të dilte zjarr nga pjesa motorrike, ndërsa vetë ai ka njoftuar edhe zjarrëfikësit.

Megjithatë, për shkak të largësisë zjarrëfikësit nuk kanë arritur të shpëtojnë shumë nga mjeti, i cili u shkrumbua totalisht. 

 

 

 

makine ne flake lushnje fier-shegan-krutje

Sondazh

Poll