Aktualitet

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali/ Shqiptari drejtonte organizatën, në pranga gjashtë persona

Hetimi filloi në muajin gusht të vitit të kaluar, pas një arrestimi për trafik droge.

16 Dhjetor 2024, 17:14 Nga E. D
Goditet banda e trafikut të drogës në Itali/ Shqiptari drejtonte
foto ilustruese

ITALI- Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italiane. Mediat vendase bëjnë me dije se gjashtë persona kanë rënë në pranga. Gjithashtu mësohet se 'koka' e grupit dhe katër nga të dyshuarit janë shqiptarë. Po ashtu ata shisnin dy kilogramë kokainë çdo muaj, me fitim ditor 6 mijë euro. Ndërsa paga deri në 5 mijë euro në muaj për korrierët që shpërndanin lëndët narkotike. 

Operacioni antidrogë përfundoi me ekzekutimin e gjashtë masave të sigurimit, tre persona përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë nën hetim në gjendje të lirë dhe për një u urdhërua dëbimi nga vendi. Hetimi filloi në muajin gusht të vitit të kaluar, pas një arrestimi për trafik droge. Sipas asaj që u rikonstruktua nga efektivët, në fakt, subjekti që përfundoi në pranga në qershor 2023.

Duke ndjekur gjurmët dhe lidhjet, hetuesit shkuan deri tek përbërja e celulës dhe aktiviteti i saj, teksa siguruan edhe provat. Në fakt, nga hetimet rezultoi se rrjeti i trafikut ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha kokaine, zakonisht 2 kilogramë çdo muaj. Aktiviteti i tregtimit të drogës drejtohej nga D.H., 50-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili drogën e blinte nga 43-vjeçari shqiptar, N.I., banues në provincën Novara. 

I punësuar nga D.H. më pas ishin katër persona të tjerë, të cilët kishin për detyrë t'u jepnin dozat e kokainës blerësve me banim në qytet dhe në bashkitë e krahinës: P.D., 24 vjeç, shqiptar, H.R., 27 vjeç pakistanez, R.A., 47 vjeç, italian dhe G.E., 22 vjeç shqiptar. Të katërt merrnin një pagë reale mujore rreth 5 mijë euro.

Takimet e grupit, të regjistruara nga disa kamera, zhvilloheshin brenda parkingjeve të disa qendrave tregtare të qytetit, shkruan media italiane. Zakonisht kreu i grupit D.H., dozat e kokainës i linte brenda makinës dhe më pas mblidhte bashkëpunëtorët e tij. Grupi siguronte çdo ditë rreth 150 shitje me fitim rreth 6 mijë euro.

policia italaine

Sondazh

Poll