Aktualitet

Media gjermane Focus pranon gabimin dhe heq lajmin mbi Portin e Durrësit

Sipas burimeve të brendshme të Dosja.al, kompania kroate Schapha d.o.o., që ka blerë të drejtën e koncesionit për përpunimin e kontenierëve në Portin e Durrësit nga pala gjermane, ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë redaksisë së Focus.de.

16 Dhjetor 2024, 17:50 Nga DOSJA
Media gjermane Focus pranon gabimin dhe heq lajmin mbi Portin e Durrësit
Foto ilustruese

DURRËS- Portali gjerman Focus.de, i cili pak javë më parë u vu në qendër të vëmendjes për një artikull mbi koncesionin e përpunimit të kontenierëve në Portin e Durrësit, ka pranuar gabimin dhe ka vendosur të heqë lajmin që shkaktoi shumë zhurmë në Shqipëri. Ky zhvillim vjen pas reagimeve dhe veprimeve nga kompania kroate Schapha d.o.o., e cila është përfshirë direkt në këtë çështje.

Sipas burimeve të brendshme të Dosja.al, kompania kroate Schapha d.o.o., që ka blerë të drejtën e koncesionit për përpunimin e kontenierëve në Portin e Durrësit nga pala gjermane, ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë redaksisë së Focus.de.

Ankesa ka theksuar përmbajtjen e pasaktë dhe dëmtimin e reputacionit që ky lajm i ka shkaktuar kompanisë.
Pas shqyrtimit të ankesës dhe provave të paraqitura, portali Focus.de pranoi gabimin dhe rrezikon një dëmshpërblim financiar për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të kompanisë Schapha d.o.o.. Kjo lëvizje tregon një njohje zyrtare të përgjegjësisë nga ana e mediave gjermane, duke synuar të minimizojë pasojat negative për palët e prekura.

Linku i lajmit të hequr (kliko këtu).

Media gjermane Focus pranon gabimin dhe heq lajmin mbi Portin e Durrësit

porti i durresit

Sondazh

Poll