Aktualitet

Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata e Vlorës lë në burg ukrainasin dhe bjellorusin

Në kuadër të operacionit transnacional, policia vuri në pranga 4 shtetas me kombësi nga Bjellorusia dhe Ukraina.

16 Dhjetor 2024, 15:41 Nga ZH.LL
Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata e
gjykata e Vlores

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 2 nga 4 të arrestuatirt me origjinë nga Ukraina dhe Bjellorusia, të cilët u arrestuan të premten nga policia e qytetit bregdetar. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për 2 të arrestuar, ndërsa për dy të tjerë është kërkuar lirimi i tyre. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Trafikimi i njerëzve të rritur" dhe "Kanosja". 

Në kuadër të operacionit transnacional, policia vuri në pranga 4 shtetas me kombësi nga Bjellorusia dhe Ukraina. Gjykata ka vendosur arrest me burg për Mark Vladimir Petrenko, 27 vjeç, nga Ukraina dhe Nazar Yuri Khamuilo, nga Bjellorusia.

 

 

vlore 4 te arrestuar

Sondazh

Poll