15 Dhjetor 2024, 20:43
Nga N.F
Irakli Davella
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosjen e Edi Lulos. Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve dy shënjestrat e sulmit kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë. Teksa ato po ecnin për të shkuar drejt lokalit kanë vënë re një makinë që po shkonte drejt tyre me shpejtësi të madhe.
Ata e kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi sulmuesit nisën të qëllonin drejt tyre. Pas të shtënave autorët u larguan pa gjurmë. Sipas dëshmitarëve, autorët ishin me një makinë të bardhë, i cili ishte vjedhur më herët në mëngjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.
Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
vrasja e irakli davellas ne athine
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 20:08
N.F
Kiço Londo
TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli", Kiço Londo ka reaguar së fun...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 19:41
N.F
Irakli Davella
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosje...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 19:15
N.F
Viktima
KOSOVË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka humbur jet&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 19:01
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit, Irakli Davella në Athin...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 18:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 17:43
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella. Med...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 17:50
r.ll
aksidenti
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më herët në kryqëzimin e Laprakës në kryeqytet. Si...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 17:33
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi vuante nga sëmundja e meningjitit. Sipas in...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 17:13
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Është publikuar fotoja e 45-vjeçarit që u ekzekutua mesditën e sotme në Athinë nga një ate...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 17:03
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SARANDË- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në një banesë në qytetin e Sarand&...