Sport

Çfarë ndodhi me Dele Allin? Ish-talenti i Anglisë nuk ka luajtur për gati dy vjet!

Agjenti Bryan King, tha: "Rruga po bëhet gjithnjë e më e gjatë për Allin. Vendimet do të merren kur ai të mund të luajë përsëri”

15 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Çfarë ndodhi me Dele Allin? Ish-talenti i Anglisë nuk ka

ANGLI - Më 26 shkurt 2025, Dele Alli do të festojë një përvjetor të hidhur: dy vjet që kur doli për herë të fundit në fushë. Ishte 26 shkurti i vitit 2023 dhe ish-çudia e futbollit anglez po përpiqej të gjente veten te Besiktas, por që nga ai moment rënia ishte e pandalshme.

I ngadalësuar nga një seri e pabesueshme problemesh fizike, ish-lojtari i Tottenham nuk mundi të rikthehet dhe aktualisht është pa skuadër, pa parë mundësinë që së shpejti të nisë një aventurë të re.

Me shumë mundësi nuk do të ketë një kontratë të re në afatin kalimtar dimëror, sepse 28-vjeçari është ende jashtë për shkak të dëmtimit. Ai vuajti më të fundit gjatë një seance stërvitore me Everton, i cili e lejoi atë të përdorte ambientet e klubit, pavarësisht se kontrata e tij me Toffees kishte skaduar. Qëllimi, nuk ka nevojë të thuhet, ishte të gjente formën e tij dhe një klub, që mund t'i jepte një mundësi të re.

Sean Dyche pranoi se lojtari është "i dëshpëruar" për shkak të dëmtimeve të tij të shumta, ndërsa agjenti Bryan King, tha: "Rruga po bëhet gjithnjë e më e gjatë për Allin. Vendimet do të merren kur ai të mund të luajë përsëri.

Ai duhet të luajë me U-21 për të paktën gjashtë muaj përpara se klubi të vendosë nëse ia vlen t'i ofrohet atij një kontratë të re. Ai ka shumë për të provuar nëse do ta ketë këtë shans do të vazhdojë të jetë i tillë, nëse arrin të gjejë rrugën e kthimit në gjendje fizike”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll