Sport

Arteta “mea culpa” për Sterling: "Ka qenë e vështirë, dhe më vjen shumë keq"...

Trajneri i Arsenalit tregoi pse sa pak e përdor sulmuesin

14 Dhjetor 2024, 11:32 Nga DOSJA

Arteta “mea culpa” për Sterling: "Ka qenë e

ANGLI - Raheem Sterling ka bërë vetëm dy paraqitje në Premier League dhe dy të tjera në Kupën e Ligës që kur u bashkua me Arsenalin, si huazim nga Chelsea në gusht, dhe trajneri i tij, Mikel Arteta, ka thënë se synon t'i japë lojtarit më shumë minuta përpara periudha festive.

Sulmuesi 30-vjeçar ka startuar për herë të fundit në Premier League në humbjen 2-0 të Arsenalit ndaj Bournemouth në tetor, pas së cilës ai ka bërë dy paraqitje zëvendësuese për një total prej 23 minutash.

“Ka qenë e vështirë, shumë e vështirë edhe për mua të pranoj që nuk i kam dhënë më shumë minuta”,- u tha Arteta, gazetarëve para ndeshjes së së shtunës në shtëpi kundër Evertonit.

"Kur ndeshjet nuk kanë filluar, 90% e zëvendësimeve që bëj kanë të bëjnë me kursimin e minutave, ose për shkak të dëmtimeve, apo shmangies së dëmtimeve. Nuk janë arsye taktike", tha ai.

"Unë do të doja që ai të luante shumë më tepër, sepse mendoj se ai mund të ketë një ndikim shumë të mirë në ekip. Ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes dhe është absolutisht i dëshpëruar që nuk luan," shtoi ai.

"Ai ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Dhe befas e gjen veten në këtë situatë, jo vetëm këtu, por edhe kur ishte te Chelsea. Ndjej shumë simpati për lojtarët kur ata janë në këtë moment dhe shpresoj që ne të mundemi dhe të ndryshojmë”, ka thënë ai.

Arsenali, i treti në Premier League, pret Crystal Palace në çerekfinalet e Kupës së Ligës  të mërkurën, përpara se të vizitojë të njëjtin ekip në një ndeshje ligë fundjavën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll