Sport

Edoardo Bove doli nga spitali, 12 ditë pasi u rrëzua në fushë…

Italiani tashmë është larguar nga spitali Careggi dhe do të vizitojë kolegët e tij të shtunën

14 Dhjetor 2024, 10:45 Nga DOSJA
Edoardo Bove doli nga spitali, 12 ditë pasi u rrëzua në

ITALI - 12 ditë pas atakut kardiak në minutat e para të duelit mes Fiorentinës dhe Interit, i cili u pezullua, dhe vetëm tre ditë pas vendosjes së defibrilatorit, Edoardo Bove doli nga spitali këtë të premte.

Lojtari 22-vjeçar është larguar nga spitali Careggi në Firence dhe pritet të vizitojë bashkëlojtarët mëngjesin e kësaj të shtune, në qendrën stërvitore të klubit, sipas shtypit italian.

Lojtari i skuadrës 'violë' i është nënshtruar procedurës mëngjesin e kësaj të marte dhe tani është ai vështirë se mund të luajë më futboll në Itali për shkak të protokolleve mjekësore.

E ardhmja e tij si futbollist mbetet e pasigurt, të paktën për momentin, duke qenë se rregullat e Serisë A nuk i lejojnë lojtarët të luajnë me aparate kardiake, një situatë e ngjashme me atë të Eriksenit, i cili përfundoi duke u kthyer dhe luajtur në Angli.

Gjithsesi, pajisja e implantuar te Bove tani për tani është e lëvizshme, pra brenda pak muajsh dhe pas të gjitha testeve që do të kryhen gjatë asaj periudhe, Edoardo Bove do të jetë në gjendje të vendosë, nëse do ta mbajë defibrilatorin, ose ta heqë atë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll