Sport

Borussia Dortmund reagon për rastin Moukoko: “Dokumentet mbeten të vlefshme!”

Klubi gjerman komentoi moshën e lojtarit, një temë që u bë sërish e njohur pas dëshmisë së babait të tij të dyshuar.

14 Dhjetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Borussia Dortmund reagon për rastin Moukoko: “Dokumentet mbeten

GJERMANI - Borussia Dortmund tashmë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me moshën e Moukoko, ku babai i tij i supozuar deklaroi se lojtari nuk është 20 vjeç, por 24.

Në një deklaratë dërguar 'Sky Germany', klubi gjerman del në mbrojtje të sulmues, i cili aktualisht është i huazuar te Nice, duke vërtetuar vlefshmërinë e dokumenteve zyrtare.

"Prindërit e tij biologjikë dhe datat e lindjes shfaqen në dokumentet zyrtare të identifikimit dhe certifikatat e lindjes të lëshuara nga një autoritet gjerman.

Këto dokumente mbeten të vlefshme edhe sot e kësaj dite dhe përbëjnë bazën e pranueshmërisë dhe autorizimit për të luajtur për klube, qoftë në Gjermani apo jashtë saj, dhe natyrisht, në skuadrat e përzgjedhjes së federatës, siç është skuadra gjermane nën 21 vjeç.

Në kuadër të procedimeve ligjore, informacioni i përmbajtur në dokumentet zyrtare të sipërpërmendura është i saktë, natyrisht, kjo situatë është vendimtare për ne, për DFB-në (Federata Gjermane e Futbollit) për lojtarin dhe klubin aktual”,- shkruan Borrusia Dortmund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll