Sport

Presidenti serb, për shortin: Shqipëria ka ekip të vështirë, por ne do të fitojmë

Përfshihet edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në komentet për rivalët në Grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

14 Dhjetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Presidenti serb, për shortin: Shqipëria ka ekip të

SERBI - Pas shortit në Zyrih, skuadra serbe e futbollit zbuloi se në cilin grup kualifikues do të jenë për Botërorin, i cili do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Rivalë të kombëtares serbe do të jenë Anglia, Shqipëria, Letonia dhe Andorra. Në komentet e pas shortit është përfshirë edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili është shprehur për rivalët në Grupin K.

“Marrëdhëniet me shqiptarët tani janë shumë më të mira. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Ata kanë një kombëtare të fortë, solide, kanë një kombëtare serioze, por Serbia është më e fortë, ne do të fitojmë. Kemi një kalendar të mirë, luajmë ndeshjen e parafundit kundër anglezëve, ndeshja e parë do të jetë problem”,- tha Vuçiç për Informer TV.

Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë në histori do të ketë 48 ekipe kombëtare në Kupën e Botës së Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll