Sport

E veçantë! Seferi tund rrjetën ndaj Manajt… Dëgjojeni, në stadiumin turk vendoset kënga shqiptare: “Të ka lali shpirt”

Taulant Seferi ka tundur rrjetën në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi pikërisht golin që zhbllokoi sfidën për Bodrumspor kundër Sivasporit.

14 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

E veçantë! Seferi tund rrjetën ndaj Manajt…

TURQI - Ishte minuta e 49-të, kur Seferi gjeti golin në ndeshjen, ndërsa përballë kishte bashkëlojtarin e tij në Kombëtaren kuqezi, Rei Manaj.

Festa në stadiumin turk ishte mjaft të veçantë. Tifozët e Bodrumsport shijuan golin, ndërsa në sfond u vendos kënga shqiptare: “Të ka lali shpirt”.

Sfida që po luhej midis Bodrumsporit dhe Sivasporit u mbyll 2-0 dhe ishte e vlefshme për javën e 16-të. Ky ishte goli i tretë në kampionat për Seferin me Bodrumspor. Klubi turk bleu kartonin e tij në verë nga skuadra ukrainase e Vorskla Poltavës.

Pas golit të Seferit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Të ka lali shpirt”:(Video)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll