Sport

Xhaka për ndeshjen kundër Kosovës: “Gjithmonë do të jetë përballje e veçantë për mua dhe familjen!”

Kapiteni shqiptarë i Zvicrës do të luajë sërish përballë Kosovës, pasi shorti i hedhur në Zyrih ka siguruar një përballje të vështirë për të.

13 Dhjetor 2024, 21:52 Nga DOSJA
Xhaka për ndeshjen kundër Kosovës: “Gjithmonë do

ZVICER - Granit Xhaka ka shfaqur respektin për kundërshtarët në kualifikimet e Botërorit, aty ku do të ketë sërish përballje emocionale. Kapiteni shqiptarë i Zvicrës do të luajë sërish përballë Kosovës, pasi shorti i hedhur në Zyrih ka siguruar një përballje të vështirë për të. “Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

“Ka kohë që nuk luajmë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kemi mundur të fitojmë kundër Kosovës, ndaj së cilës kam luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Evropian dhe në një ndeshje miqësore”.

Më pas Xhaka për Kosovën shtoi: “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”. Padyshim që emocionet do të jenë të mëdha për këto dy përballje, pasi Graniti e di se do të duhet të mbajë balancën nga të dyja anët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll