Sport

De Zerbi i çmendur pas Rabiot: "Do të doja 4-5 si ai. E pyeta nëse ka ndonjë vëlla"

“Adrien e ka këtë aftësi për të shënuar. Ai duhet ta shfrytëzojë atë, por nuk duhet t’i bëhet një obsession”

14 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

De Zerbi i çmendur pas Rabiot: "Do të doja 4-5 si ai. E pyeta

FRANCE - Adrien Rabiot iu deshën vetëm disa javë për të hyrë në zemrën e sistemit të lojërave të trajnerit italian Roberto De Zerbi.

Ish-mesfushori i Juventusit shënoi golin e tij të parë për Marseille kundër Saint-Etienne dhe trajneri italian vlerësoi rëndësinë e të pasurit një mesfushor të tillë: "Do të duheshin dy, tre, katër apo edhe pesë si Rabiot. E pyeta nëse kishte një vëlla si ai, por më tha që nuk luan futboll”, - u shpreh trajneri italian me shaka në konferencën për shtyp.

Më pas, ai u bë sërish serioz: "Gason apo jo, ai mbetet një lojtar vendimtar për ne. Ne duam që të gjithë të përmirësojnë statistikat e tyre. Për shkak të cilësisë dhe karakteristikave të tij, Adrien e ka këtë aftësi për të shënuar.

Ai duhet ta shfrytëzojë atë, por nuk duhet t’i bëhet një obsesion, padyshim që sulmuesit duhet të bëjnë më shumë, madje edhe Greenwood që ka shënuar 10 gola duhet të synojë të shënojë 20 ose 25”.

Duke folur për sulmuesit, pyetja për Wahi është e pashmangshme: "Ai ka një problem fizik, nuk e di nëse do të jetë në dispozicion (Marseille do të luajë kundër Lille në ndeshjen e 15-të të Ligue 1).

Nuk është një çështje e njohurive të futbollit, ndonëse ai nuk e kishte atë në të kaluarën. Është gjithashtu një çështje e përshtatjes me një klub të rëndësishëm, ndryshe nga ata për të cilët ka luajtur deri tani”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll