Politike

"Lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme", Berisha: Pa diskutim, zhgënjimi më i madh i jetës sime është Lulzim Basha!

Ai u shpreh se blindimi i selisë blu më 8 janar tejkaloi gjithçka. Sipas Berishës disa qëndrime dhe disa sjellje të tij tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë.

12 Dhjetor 2024, 22:54 Nga N.F
"Lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme",
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në intervistën e tij më të fundit në lidhje me zhgjënjimin e tij më të madh politik. I ftuar në emisionin "Opinion" Berisha u shpreh se zhgënjimi më i madh i jetës së tij është Lulzim Basha.

Ai u shpreh se blindimi i selisë blu më 8 janar tejkaloi gjithçka. Sipas Berishës disa qëndrime dhe disa sjellje të tij tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë. Kreu i PD-së thekosi se ai e lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme

“Zhgënjimi im më i madh në jetën time është Lulzim Brave, hajde pabesia. Po kur u fut në ato procese me brava dhe blinda.. por ky me disa qëndrime dhe disa sjellje tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë. Ky është më i madhi, pa diskutim. A ishte normal ai njeri, nuk mund të them. Ai e lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme. Lërë më mirë mos flas për të”, tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll