Politike

Mungon rinia në PD? Berisha e mohon: Ata janë “bërthama”, por censurohen…

Berisha i ftuar në emisionin 'Opinion' deklaroi se të rinjtë janë çështje kapitale e partisë dhe se janë tejet aktivë.

12 Dhjetor 2024, 22:46 Nga E. D
Mungon rinia në PD? Berisha e mohon: Ata janë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha ka hedhur poshtë perceptimin publik se në Partinë Demokratike mungon rinia. Berisha i ftuar në emisionin 'Opinion' deklaroi se të rinjtë janë çështje kapitale e partisë dhe se janë tejet aktivë. Gjithashtu Berisha tha se ata kanë zhvilluar aktivitete, kanë qenë vokal në çdo zhvillim, kanë bërë xhiron e simboleve dhe kanë një podcast ndër më të ndjekurit. Më tej Kreu i demokratëve deklaroi po ashtu se do zhvillohen “Primaret”.

“E them me bindjen më të thellë se fitorja do arrihet, do varet vetëm nga aftësia e PD për t’u bazuar tek të rinjtë. Për t’i nxjerrë ata në ballë. Unë po vij këtu në këtë studio nga një aktivitet në të cilën u diplomuan 300 të rinj. Me të vërtetë përjetova ndjesi shumë të veçanta. Së pari ka një fatkeqësi shumë të madhe që gjysma e të rinjve kanë ikur, por kjo dyfishon detyrimin që çdo anëtar i PD-së duhet ta ketë të qartë se fitorja kalon nëpërmjet aktivizimit të të rinjve. Sot, një i ri në diktaturë i aktivizuar me opozitën nuk është e lehtë.

Nëse në 2005-ën, PD u paraqit me të KOP-in, sot do paraqitet me Departament. Unë kam konstatuar se prania e të rinjve në salla me qytetarë, fjala e tyre ka një mirëpritje të veçantë. Në radhë të parë, ne kemi një departament të tërë me dhjetëra e dhjetëra vajza e djem të shkolluar në shkollat më të mira të Perëndimit, e të tjerë këtu që përbëjnë softin e mrekullueshëm, bërthamën. Ata kanë zhviluar aktivitete, po opozita censurohet. Kanë qenë vokal në çdo zhvillim, kanë organizimin e tyre. Kanë bërë pjesë të programit, kanë bërë xhiron e simboleve, kanë një podcast ndër më të ndjekurit.

Po përgatisin një botim të ri për narko-diktaturën, ata s’kanë marrë vëmendjen e duhur për shkak të mediave të narko-qeverisë. Edhe në rrjetet sociale, kjo qeveri shpenzon qindra mijëra duke blerë reporte për të bllokuar mediat sociale të kundërshtarëve. Sigurisht, statuti është! Për të përjashtuar ose jo e vendos Këshilli Kombëtar. Natyrisht disa sensitivitete janë të domosdoshme. Zonjat do futen në primare, por me kuotën e tyre,” tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll