Politike

Vota e diasporës/ "Problemi kryesor janë edhe bandat kriminale", Berisha: Nëse nuk bëhet fajin e ka Edi Rama!

Ai gjithashtu pati edhe një thirrje edhe për çdo ambasador shqiptar që do të përfshihet në procesin elektoral. Berisha tha se çdo ambasadë dhe çdo ambasador që do përfshihet në këtë proces, do ndiqet për shkelje ligji dhe krim elektoral.

12 Dhjetor 2024, 22:31 Nga N.F
Vota e diasporës/ "Problemi kryesor janë edhe bandat
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me votën e diasporës. I ftuar në emisionin "Opinion", Berisha u shpreh se PD dotë bëjë gjithaçka që vota e diasporës të bëhet. Më tej ai theksoi se nëse ajo nuk bëhet fajin e ka Edi Rama.

Ai gjithashtu pati edhe një thirrje edhe për çdo ambasador shqiptar që do të përfshihet në procesin elektoral. Berisha tha se çdo ambasadë dhe çdo ambasador që do përfshihet në këtë proces, do ndiqet për shkelje ligji dhe krim elektoral. Sipas tij armiku më i egër i shtetit të së drejtës është shteti elektoral. 


“Garantoj çdo ambasadë dhe çdo ambasador që do përfshihet në këtë proces, do ndiqet për shkelje ligji dhe krim elektoral. Armiku më i egër i shtetit të së drejtës është shteti elektoral. Garantoj çdo punonjës të administratës që përfshihet në proces elektoral përveç votës së tij se do jo do shkarkohet por do ndiqet penalisht për krimin elektoral. Ne kërkojmë kontributin e çdo shqiptari që të votojmë si shqiptarë të lirë”, tha Berisha.

Ai e konsideron të rëndësishëm faktin që emigrantëve iu është garantuar e drejta kushtetuese për të votuar. Berisha theksoi po ashtu se e ka çuar ligjin që në 2013, por nuk është pranuar nga Edi Rama. Sipas tij një problem kryesor në lidhje me votën e diasporës janë edhe bandat kriminale dhe kjo është arsyeja sipas Berishës, pse Rama ka zgjedhur Taulant Ballën si drejtues politik për diasporën.

berisha vota e diaspores

Sondazh

Poll