Politike

Kontrollet në banesën e Veliajt/ Kush është biznesmeni belg që BKH i kontrolloi bizneset, kryebashkiaku i dha leje ndërtimi

Veliaj po hetohet për korrupsion, pasi ka dyshime se përmes montimit të një skeme të komplikuar financiare, ai ka përfituar duke shfrytëzuar pushtetin e tij në bashki. Ndërkohë raportohet se kjo skemë mund të ketë lidhje me personazhin Elman Abule, ku kryebashkiaku është fotografuar më parë në në aeroportin Fiumicino të Romës.

12 Dhjetor 2024, 22:02 Nga N.F

Kontrollet në banesën e Veliajt/ Kush është biznesmeni belg

Elman Abule dhe Veliaj

TIRANË- Një javë më parë Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Agjentët e BKH-së me mandate kontrolli u paraqitën rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt. Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes "5D" por urdhri për kontrollin e banesës nuk ka ardhur për asnjërën nga këto çështje.

Veliaj po hetohet për korrupsion, pasi ka dyshime se përmes montimit të një skeme të komplikuar financiare, ai ka përfituar duke shfrytëzuar pushtetin e tij në bashki. Ndërkohë raportohet se kjo skemë mund të ketë lidhje me personazhin Elman Abule, ku kryebashkiaku është fotografuar më parë në në aeroportin Fiumicino të Romës.

SPAK në qershor të këtij viti sekuestroi pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro të Abules. Pasutritë, shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila u sekuestruan pas dyshimeve për pastrim parash. Adule ka shtetësi belge ndërsa rezulton se ka qenë i burgosur atje për trafik narkotikësh.

“Spak dyshon se familjare të Veliajt ose persona të afërt me të kanë marrë perfitime financiare mes transfertash bankare dhe per keto jane gjetur edhe kontrata fiktive”, shpjegoi gazetaria Klodiana Lala.

Në media është denoncuar një rast kur Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi për një pallat në kombinat në favor të një shoqërie përfituesi fundor i së cilës ishte Adule. Në muajin maj disa banorë të kombinatit shtëpitë e të cilëve qenë prishur nga tërmeti u ngritën në protestë pasi panë të fillonin punimet për një pallat shtatë katsh që do e ndërtonte Adule.

"Nga bilancet e depozituara pranë QKB, duket sikur këto kompani që zotërohen nga shtetasi Elman Abule, qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje. Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011 por për katër vite rresht nuk ka patur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit, ku ka patur edhe një protestë, lidhur me këtë pallat, nga banorët e Kombinatit dhe Lëvizja Bashkë, duke qenë se ishte lulishte.

Veliaj ka dhënë lejen e ndërtimit. Ajo që e bën pak të dyshimtë çështjen është se, duke qenë se disa pallate gjatë kohës së rindërtimit, në Kombinat u prishën, kërkuan të jepej leje në lulishten për të cilën Veliaj ka refuzuar, që të japë lejen për shkak të statusit të tokës që ka qenë lulishte. Më pas, në momentin që kompania e mikut të tij, Elman Abule, është ndërtues në të njëjtën parcel, ka dhënë miratimin e lejes," tha Xama.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dha lejen e ndërtimit për godinë 7-katëshe për biznesmenin Abule në tokën të cilën e kishin cilësuar si të papërshtashme për të ndërtuar banesat e familjeve të pastreha.

elman abule veliaj

Sondazh

Poll