Sport

Derbi i Londrës/ Chelsea çon në “ferr” Arsenalin, Lampard tregon sekretin e fitores

29 Dhjetor 2019, 18:28 Nga DOSJA
Derbi i Londrës/ Chelsea çon në “ferr” Arsenalin,

ANGLI- Arsenal nuk di të fitojë as me Mikel Arteta-n në krye të stolit.”Topçinjtë” kishin çdo gjë nën kontroll pasi po fitonin 1-0 dhe kur kishin mbetur më pak se 10 minuta lojë, Chelsea triumfoi me një përmbysje me shifrat 2-1 duke blinduar vendin e katërt.

Goli i Aubamejang në minutën e 13-të i dha avantazhin Arsenalit, por në pjesën e dytë, një dalje të gabuar të Leno, i cili praktikisht i krijoi mundësinë Jorginhos të shënonte në portën e boshatisur kur regjistrohej minuta e 83-të e takimit, ndërsa katër minuta më vonë goli i Abraham i dha tri pikët skuadrës së tij, ndërkohë në fund të ndeshjes trajneri i Chelsea-t Frank Lampard foli për mediat dhe tregoi sekretin e fitores.

“Ishim shumë keq në 30 minutat e para, të avashtë dhe shumë nervoz, Arsenalit i dhamë gjithçka dhe ata e nisën me shumë vrull, në dhomën e zhveshjes lojtarëve i thashë se nuk kanë rëndësi taktikat, por shpirti dhe dëshira për t’a fituar ndeshjen” u shpreh Frank Lampard.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal chelsea derbi i londres frank lampard arsenal chelsea derbi i londres frank lampard

Sondazh

Poll