Aktualitet

Përdhunimi në grup i të miturës në Kavajë, deputetja Dhurata Çupi: Skandaloze, institucionet e kanë lënë në tavolinë

4 Shkurt 2019, 19:31 Nga DOSJA
Përdhunimi në grup i të miturës në Kavajë,

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me përdhunimin në grup të vajzës së mitur në Kavajë. Me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook, Çupi e cila është dhe kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare shprehet se heshtja e institucioneve në lidhje me ngjarjen e rëndë është skandaloze.

Postimi i plotë i deputetes Çupi

Heshtja skandaloze e institucioneve për makabritetin e Kavajës. I madh e i vogël është shokuar nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë e mitur 13 vjecare është përdhunuar nga të paktën 8 adoleshentë.

Ngjarje që të lë pa fjalë, të merr frymën. Ngjarje që do të mbetet makthi i përjetshëm i asaj vajze të vogël, të mitur dhe të pambrojtur. Ngjarje që trondit cilëndo nënë apo familjar. Ngjarje që trondit shoqërinë.

Poooor kjo ngjarje është perceptuar si normale nga institucionet e këtij vendi, të cilat kanë heshtur duke mos nisur procedimin për këtë rast. Ndonëse prej disa kohësh, prindërit të shokuar nga ajo që vajza e tyre ka përjetuar, e kanë denoncuar në organet kopetente. Askush nuk ka vepruar. Institucionet e kanë lënë në tavolinën e harresës, këtë dëshmi- denoncim që u pluhuros dhe u la në hije pa u vënë re.

Ky akt nuk mund të ketë asnjë shpjegim logjik, apo qoftë edhe njerëzor. Kjo  është fytyra e vërtetë e sjelljes së kësaj qeverie dhe institucioneve të menaxhuara prej saj në raport me të keqen. Kjo sjellje është e turpshme, e pafalëshme.

Tashmë që gjithcka është bërë publike edhe  pa vullnetin e institucioneve , u bëj thirrje këtyre të fundit të zbatojnë ligjin për autorët e këtij krimi që kërkon ndëshkim. Kjo qeveri mund të jetë mësuar duke e promovuar të keqen dhe ndaj nuk i bën përshtypje, por shqiptarët nuk mund të mësohen e të pranojnë krime të tilla. #stopdhunës#

Denoncimi për përdhunimin e të miturës u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi policia e fshehu ngjarjen. Ndërkohë vetëm pak orë më parë, prokuroria e Durrësit ka dhënë reagimin e saj të parë në lidhje me ngjarjen. Në një deklaratë për shtyp thuhet se po kryhen hetimet për këtë ngjarje dhe se për shkak të moshës çështja është duke u trajtuar me kujdesin maksimal për të mbrojtur jetën e viktimës.

Ditën e sotme Gjykata ka vendosur që të lejë në burg 7 adoleshentët e akuzuar, ndërkohë që 5 prej tyre kanë mohuar akuzat. 2 nga djemtë kanë pranuar se kanë abuzuar seksualisht me të. 

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata cupi gjykata e kavajes perdhunimi i te mitures ne kavaje perdhunimi ne grup i te mitures prokuroria e durresit sali berisha dhurata cupi gjykata e kavajes perdhunimi i te mitures ne kavaje perdhunimi ne grup i te mitures prokuroria e durresit sali berisha

Sondazh

Poll