Aktualitet

VIDEO/ Grosha e harruar në zjarr alàrmon banorët tek ‘Vasil Shanto’, shihni si futen zjarrëfikësit nga ballkoni

30 Dhjetor 2019, 10:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Grosha e harruar në zjarr alàrmon banorët tek

TIRANË- Një ngjarje e rëndè është shmangur sot në Tiranë. Një çift të moshuarish, kishin vendosur groshën për të zierë në banesën e tyre dhe kishin dalë prej saj. Para festave ata po bënin pazaret e fundit, por ndërkohë në banesë gorsha po ziente dhe duhej larguar nga zjarri.

Një pronar lokali që ishte në katin poshtë shtëpisë kishte ndjerë erën e groshëve që deprtonte nga dritarja e hapur dhe ka lajmëruar menjëherë zjarrëfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë  hyrë nga ballkoni. Ata tentuan futjen nga dritarja, por duke mos dashur të bëjnë dëme, u futën nga ballkoni dhe nxorrën tenxheren me fasule në jashtë.

Ndërkohë banori, pasi kishte marrë lajmin se zjarrëfikësit kishin shkuar në banesën e tij u kthye menjëherë dhe falenderoi të gjithë efektivët.

Ngjarja ndodhi tek kryqëzimi i Vasil Shantos në Tiranë, përballë shkollës me të njëjtin emër. Nëse pronari i lokalit nuk do kishte lajmëruar forcat zjarrëfikëse, mund të kishin dhe një tragjedi nëse tenxherja do të plaste.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm ne tirane grosha ne zjarr zjarrfikesit ne tirane alarm ne tirane grosha ne zjarr zjarrfikesit ne tirane

Sondazh

Poll